Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur të martën, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim e sipër në Skenderaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se viktima 60-vjeçar, fillimisht është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por se pas rreth pesë orësh pasi është rrëzuar, ka vdekur.
Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ‘Ahmet Delia’ në Skenderaj, nga një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshës rreth 60 vjeçar, i njëjti me urgjencë është dërguar në QKUK. Ndërsa rreth orës 20:30, nga QKUK-ja është njoftuar se i lënduari, viktima R.R., 60 vjeçar, ka vdekur”, ka thënë Zahiti.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.