Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë ka vdekur si pasojë e një aksidenti që dyshohet të jetë shkaktuar nga babai i viktimës.
Siç bën të ditur Policia, ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Lagjen 28 në Fushë Kosovë, në oborrin e shtëpisë, rreth orës 16:00.
Fëmija fillimisht ishte dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë. Aktuaisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”.