Shteti i Spanjës, që nuk e njeh Kosovë, ka dal pro që t’u liberalizohen vizat kosovarëve.
Këtë vend e ka shpalosur sot kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shkruan Neutral.al.
“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e heqjes së vizave për Kosovën”, tha Sanchez në një konferencë për shtyp, samitit të Këshillit Evropian në Bruksel.
Spanja është njëra nga 5 shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën. Katër shtetet tjera janë Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia./Neutral.al/