Këngëtarja me famë botërore Rita Ora është përlotur gjatë konferencës që dha sot për mediet në Tiranë. Teksa foli për rininë shqiptare, këngëtarja nuk mbeti pa folur edhe për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë nga pesë persona.
Mes lotësh Rita Ora tha se këto ngjarje nuk duhet të përsëriten më.
Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem emocionale. Ajo çfarë ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë edhe një herë se sa e rëndësishme është për prindërit që të punojnë me fëmijët që këto ngjarje mos përsëriten më”, u shpreh Rita Ora.
Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare do të këndojë sonte 6 shtator, ora 20:00 në sheshin “Skënderbej”.
Koncerti do të jetë falas për të gjithë ata qytetarë që duan të shohin nga afër këngëtaren. Krah Rita Orës do të performojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Ronela Hajati dhe Kida.