Burri përndjek për 33 vite shoqen e fëmijërisë: Ose do jesh e imja ose e askujt! 

Një 58-vjeçar nga Falconara, Ancona është arrestuar nga policia italiane pasi për 33 vite ka përndjekur shoqen e tij të fëmijërisë. Sipas mediave italiane pasioni i sëmurë, bëri që burri me profesion marangoz të përndjekë për 33 vite një 49-vjeçare nga Falconara.

Në një rast ai i kishte prerë frenat e makinës gruas, një herë tjetër i kishte dërguar karafila të kuq në kutinë postare dhe një herë tjetër i kishte lyer makinën me shenja të çuditshme dhe shkrime seksuale. Pas marrjes së denoncimit nga 49-vjeçarja policia ka arrestuar burrin në fjalë dhe tani ai është dënuar me një vit e tetë muaj burg.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e burrit, policia gjeti letra që ai kishte shkuar për gruan, një acid dhe materiale të tjera si dëshmi të obsesionit të tij. Burri kishte vendosur tre kamera para shtëpisë së gruas për ta spiunuar. Ai kishte marrë me qira edhe një shtëpi pranë gruas për të qenë sa më pranë saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *