Ju njoftojmë me Akilin, Anesin dhe Reisin, mrekullinë që prindërit e tyre Mentor e Kumrije Bekaj nga Istogu e pritën për 10 vjet.
Pritja e gjatë por edhe shpërblimi ishte i madh.
Pas një kohe të gjatë të përballjes me infertilitetin dhe trajtimeve pa ndonjë rezultat jashtë vendit, çifti nga Istogu kërkuan ndihmë në spitalin “Fati Im”.
Nën udhëheqjen e dr.Afrim Muhaxhiri çifti që përmes metodave të frytnimit të asistuar mjekësor arrin shtatzëninë dhe befasohet jo me një fëmijë, as me dy , por me trenjakë.
Dr.Afrim Muhaxhiri thotë se rasti ka qenë sfidues por me profesionalizmin tashmë të dëshmuar ndër vite edhe ky rast rezultoj i suksesshëm.
“Pas një pune të suksesshme ka arritur shtatzënia, edhe gjate shtatzenise ka qene nje pune e mundimshme me stres mirepo ajo ka arritur deri ne javen e 36 te shtatzenise dhe ka perfunduar lindja me prerje cezariane dhe sot eshte kompletuar familja me tre djem” thotë Muhaxhiri.
Dr.Muhaxhiri thotë se ekipi i përbërë nga ai, dr.Musa Myftari dhe dr.Naser Rafuna kanë punuar me përkushtim të madh, ndërsa specifikon se trajtimi me teknikat e frytnimit te asistuar mjekesor ne Kosove behet me profesionalizem te larte.
Prindërit krenarë të trenjakëve bukuroshë, falenderuan pa masë dr.Muhaxhirin derisa të buzëqeshur me duar plot u drejtuan drejtë shtëpisë së tyre.