“Më sulmoi, filxhani fluturoi drejt meje!” Ish-e dashura e Don Xhonit vjen me deklaratën bombë

Don Xhoni dhe modelje ruse Ariana nisën një romancë, teksa u përpoqën të mbajnë lidhjen e tyre në distancë.
Madje, modelja ruse nisi një kurs në shqip, që të mësonte gjuhën tonë, Mirëpo gjërat nuk shkuan siç duhet dhe marrëdhënia e tyre mori fund, shkruan gazeta Neutral.

Modelja ka bërë një deklaratë bombë në Instastory, ku ka rrëfyer më tepër për lidhjen e dyshes, teksa ka sqaruar edhe arsyet e ndarjes.

Sipas saj, reperi e ofendonte dhe kishte sjellje agresive, sjellje të cilat ai i konsideronte si diçka normale. Ajo ka shtuar se reperi ka probleme shëndetësore, të ardhura si pasojë e stilit të tij të jetesës dhe përdorimit të substancave narkotike.

‘Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është diçka normale? Ai më sulmoi sot. Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua nëse godas një mizë që më kalon mbi kokën time. Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot. Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe qëndroj për veten time, nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër. Të uroj shëndet, gjithsesi kjo histori është e mbyllur. Jini të sinqertë dhe të drejtë të gjithë. Ju përqafoj”, ka shkruar modelja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *