Ministrja Albulena Haxhiu ka postuar në facebook ankesen e një prindi i cili ka treguar se kanë tentuar t’ia dhunojnë vajzën e tij të mitur.
Ministrja këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi. Ajo ka shkruar se:
“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!”
Kujtojmë se ministrja nuk është adresa e duhur për të bërë këso kallzime penale, por qytetarëve ju ka humbur besimi në institucione.