Kundërpërgjigja e Ilir Metës për nismat ligjore të Partisë Socialiste që tentojnë ta përjashtojnë nga politika është testi i drogës për politikanët.
“Nismat e PL-së, lidhur me integritetin e personave publik, kontroll të shëndetit mendor në mënyrë të veçantë për kryeministrin aktual. Po ashtu testi drogës”, tha Meta
Apelit të kryeparlamentares në seancën e pare të vjeshtës nga Partia e Lirisë, do t’i përgjigjen vetëm katër deputetë. I vetëdijshëm për peshën e reduktuar të forcës së tij politike Ilir Meta nuk ka ndërmend t’i marrë deputet borxh Sali Berishës por po bëhet gati t’i mbështesë vetë jashtë sallës.
“Nuk do habiteni që të jem përpara parlamentit si kryetar i Partisë së Lirisë bashkë me shqiptarët e papërfaqësuar nga një parlament me vota të vjedhura. Forca e kësaj politike, qëndron në sheshe te njerëzit”, u shpreh Meta.
Ai nuk përjashton as protestat e përbashkëta me demokratët, por të parën ka ndërmend ta thërrasë pa Sali Berishën, duke i rrëmbyer në këtë mënyrë flamurin e kryeopozitarit.
“Kemi një agjendë antikorrupsion si parti e lirisë për të protestuar te vetë vendet e krimit ku janë. Një nga protestat e para do njoftohet brenda 24 orëve”, shtoi kreu i PL-së.