Era Istrefi dhe Elvana Gjata me një bashkëpunim?

Dy artistet shqiptare, Era Istrefi dhe Elvana Gjata, janë shumë të dashura për publikun tonë dhe jo vetëm.

Që të dyja kanë pasur një verë super të suksesshme dhe shumë të bujshme. E shpeshherë janë përmendur edhe për jetën private në mediat rozë.

Por a po vjen një bashkëpunim muzikor mes tyre?

Këtë gjë nuk e dimë me siguri, por dyshja është parë duke pozuar së bashku sontë në Tiranë, dhe kishin të veshura rroba të zeza shumë të bukura nga kreacionet e stilistit të njohur Valdrin Sahitit, shkruan gazeta Neutral.

Bashk me dy bukuroshet ishte edhe e ëmbla Lori Hoxha, që tashmë njihet për stilin e saj unik.

Ne natyrisht do të ju mbajmë të informuar për të rejat e radhës mes dy artisteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *