Fifi është ndër artistet më të zëshme që ka estrada jonë.
Sot, babai i saj feston ditëlindjen dhe nuk ka munguar edhe urimi i bukur i Fifit për babain e saj, sikurse shumë urime tjera të vecanta nga ajo.
“Urime ditëlindjen babalushi jem. Urime o njeriu që më bën të frenoj kur marr malet dhe që më mësove të kërkoj falje kur jam gabim. Urime o njeriu që më bën të kuptoj që jeta është po aq e shkurtër sa edhe e gjatë. Urime o babalushi jem! I vetmi njeri që më bën të pendohem dhe të ulë kokën kur e menderos. Urime o njeriu më i drejtë në këtë botë. Ti je arsyeja pse unë respektoj meshkujt! Të dua Avni Raci deri sa të vdes,” shkroi Fifi në postimin e saj.
Ndryshe, me babain e Fifit jemi njoftuar edhe kur ai vizitoi këngëtaren në shtëpinë e “Big Brother VIP”