Reperja u komentua shumë këtë verë dhe pati mjaft suksese me projektet e saj, mirëpo anash nuk mbeti as jeta e saj private.
Pas duetit me Noizyn, u ngritën dyshime për një lidhje të mundshme me reperin shqiptar dhe ata ishin shumë herë bashkë, mirëpo nuk e pohuan një gjë të tillë.
Së fundi, Loredana festoi ditëlindjen e saj të 27-të.
Urimi më i veçantë ishte ai i futbollistit të kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili nuk ka ikur syrit të publikut.
Ishte një nga mediumet më të mëdha në Zvicër “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Shkak u bë një foto e përbashkët e tyre.
E për të shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka një histori do të duhej pikërisht ditëlindja 27-të e Loredanës.
Edon Zhegrova, ka publikuar në “Instagram” disa foto të papublikuara më parë të tyre së bashku nga shumë ndeja.