Publiku duket se nuk ka ndërmend të lënë pas historinë e dashurisë mes Don Xhon dhe modeles ruse.
Rusja e cila është modele e njohur, Ariana Lirey ka nisur një lidhje të re dashurie, por të gjithë vazhdojnë ta lidhin emrin e saj me reperin e njohur, Don Xhonin.
Ajo e ka publikuar lajmin në “Instastory” dhe ka sqaruar se historia e tyre ka përfunduar.
“Për mua kjo histori ka përfunduar. Ju lutem mos e lidhni emrin tim me Xhonatanin! Faleminderit të dashura media!”, ka shkruar Ariana në “Instastory”.
Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit.