Kanadezja ankohet: Femrat po ma ngacmojnë burrin, po e quajnë homoseksual dhe se më do veç për para

Dashuria nuk njeh peshë e këtë po e vërteton ylli i mediave sociale, Alicia Mccarvell.

Ajo, edhe pse në mbipeshë, është në lidhje me një mashkull tejet seksi, shkruan Neutral.al.

Por, fatkeqësisht shumë persona kanë bërë komente negative ndaj saj dhe burrit të saj, Scott.

Influencerja kanadeze me më shumë se 690,000 fansa në Instagram dhe 4.9 milionë ndjekës në TikTok iu përgjigj kritikëve të cilët shkruanin se burri i saj Scott duhet të ishte me dikë që është më e dobët se ajo.

Mccarvell ndau një video kontraverse në TikTok në fillim të kësaj jave, ku shfaqet ajo dhe bashkëshorti i saj muskuloz të veshur me peshqir.

Teksa klipi viral mblodhi më shumë se 23 milionë shikime, mori goxha reagime në dhe iu përgjigj urrejtësve me një postim të veçantë.

Ajo nisi të mbronte lidhjen e saj pasionante duke thënë se disa njerëz mendonin se dashuria e tyre nuk “rritej” për shkak të dallimeve në peshë dhe fizik.

“Videoja ime u bë virale dhe e di që të gjithë e dimë pse. Kjo është sepse sipas standardeve të bukurisë, ne nuk kemi kuptim së bashku,”-tha ajo në videon shpjeguese që mblodhi 12 milionë shikime të tjera.

Ajo shtoi se femrat tjera po ia ngacmojnë burrin duke e quajtur homoseksual apo materialist./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *