Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi është shumë e njohur dhe aktive në rrjetet sociale.
Gjatë një bashkëbisedimi që ajo ka patur me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” ajo është pyetur se kë do vriste nëse ligji s’do të ekzistonte.
Me të vërtetë, në qoftë se do të kishte një herë në vit një ditë që ligji mos të funksiononte, kë do doje të vrisje?
Përgjigjia e Aleksias ka qenë befasuese pasi ka deklaruar se do të vriste çerekun e popullsisë, duke e filluar me pedofilët dhe përdhunuesit.