Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot ka arritur në Tiranë, ku do të mbajë një koncert.
Koncerti është paralajmëruar për datën 6 shtator dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit të Shqipërisë.
“Hej, Rita Ora është në Tiranë”, ka shkruar kryebashkiaku Erion Veliaj duke shpërndarë një video të drejtpërdrejtë nga ndalesa e parë në ‘Liceun Artistik’, me të rinjtë e talentuar të qytetit.
Ndryshe, koncerti i Rites do të jetë falas për të gjithë ata që duan ta ndjekin nga afër yllin ndërkombëtar të muzikës.