Hakerët perëndimorë shkaktuan kërdi në rrugët e Moskës, kur shënjestruan një kompani taksie dhe dërguan dhjetëra shoferë në të njëjtën adresë në Hotel Ukraine.
Rreth 100 makina të verdha që punonin për Yandex Taxi, u rreshtuan në të njëjtën rrugë pranë Hotel Ukrainë, duke bllokuar korsitë.
“Shoferët kaluan rreth 40 minuta në trafik për shkak të porosive të rreme”, tha një zëdhënës i Yandex Taxi, shkruan Telegraph.
Këtë e kanë bërë si shenjë hakmarrje ndaj luftës që po ndodhë në Ukrainë nga Rusia.