Biznesmeni i njohur shqiptar Fatmir Ara, i cili rezultonte i zhdukur prej 2 ditësh është gjetur i vrarë në fshatin San Carlo Canavese të Torinos.
Gazeta italiane raportojn se trupi i pajetë është gjetur i shtrirë në tokë, pak hapa larg një karroce të errët të parkuar përgjatë një rruge të vogël. 43-vjeçari Fatmir Ara, me origjinë shqiptare banonte në Mathi (Torino).
Viktima u zhduk nga shtëpia e tij më 2 Shtator.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.