Policia e vret kosovarin që dyshohet se e mbyti gruan me sëpatë

Një 23 vjeçar nga Kosova është vrarë nga policia në Berlin, pasi ai dyshohet se e ka mbytur me sëpatë një grua nga Ukraina.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së dielës në Lichtenberg.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit Stefan Petersen, tha se krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti, shkruan Berliner Zeitung.

Ai theksoi se në momentin kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes kosovari e kishte goditur për vdekje ukrainasen.

Sipas tyre ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

Kosovari më pas u qëllua për vdekje nga organet e rendit.

Sipas dëshmitarëve burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes.

Bëhet e ditur se gruaja nga Ukraina kishte 27 vjet.

Ende nuk dihet relacioni mes ukrainases dhe kosovarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *