Gjermania me paketë ndihmëse prej 65 miliardë eurosh për qytetarët, e ndërsa Kosova me 50 euro tenton të dalë në ndihmë…

Në mes të krizës energjetike, qeveria gjermane ka rënë dakord për një plan për të ofruar ndihmë financiare për familjet.

“Ne do ta kalojmë këtë dimër,” ka thënë kancelari Olaf Scholz, duke shtuar se plani synon të mbrojë familjet dhe bizneset gjermane nga ndikimi i inflacionit në rritje.

Sipas Deutche Welle, paketa e tretë e masave të ndihmës nga qeveria përfshin plane për vazhdimin e biletave më të lira të transportit publik dhe uljen e taksave për kompanitë me energji intensive.

Zyra Federale e Statistikave, në muajin gusht inflacioni në Gjermani është rritur në pothuajse 8%, pas rënies së lehtë në qershor dhe korrik për shkak të programeve afatshkurtra të qeverisë për të ulur barrën e konsumatorit në sektorin e transportit.

Rritjen më të madhe të çmimeve e ka parë sektori i energjisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe sanksioneve pasuse ndaj Moskës që nxitën një garë kundër kohës për të reduktuar varësinë e Gjermanisë nga gazi rus përpara dimrit.

Duke folur me gazetarët pas bisedimeve, kancelari Olaf Scholz tha se qeveria e tij do të jepte 1.5 miliardë euro për vazhdimin e uljeve të transportit publik pasi oferta mujore e biletave të udhëtimit në vend prej 9 eurosh skadoi në fund të gushtit pas tre muajsh.

Scholz tha gjithashtu se taksat e papritura do të vendosen mbi kompanitë e energjisë për të ulur çmimin e gazit, naftës dhe qymyrit për konsumatorët. Kancelari dha gjithashtu garanci për furnizimin me energji të Gjermanisë përpara dimrit, pasi Rusia njoftoi të shtunën ndalimin e furnizimeve me gaz në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream 1.

Kjo është paketa e tretë e ndihmës në Gjermani për këtë vit. Dy pakot e mëparshme përfshinin një zbritje të benzinës, e cila skadon në fund të gushtit, biletën e transportit prej 9 euro dhe një pagesë fikse të çmimit të energjisë për punëtorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *