Fehmi Sinani është bërë simbol se si duhet sakrifikuar për familjen.
Ai la gjithçka dhe nuk kurseu asgjë vetëm e vetëm për ta shpëtuar vëllain e tij, hoxhën, Faruk Sinani i cili ishte infektuar nga një virus që ia rrezikonte jetën, mëson “Jepi Zë”, shkruan Neutral.al.
Ai shpenzoi gjithë pasurinë e fituar prej mbi dhjetë vitesh në Londër të Anglisë, vetëm e vetëm që të paguajë shërimin e vëllaut të tij dhe klerikut të njohur fetar, Faruk Sinanit.
Fehmiu po ashtu u largua edhe nga puna dhe Anglia dhe erdhi pranë vëllait të tij dhe nuk e la vetëm për asnjë moment.
Duhet theksuar se një natë në spitalin Turk, kishte kosto jo më pak se 2050€ dhe e gjitha mbeti barrë për një periudhë disa mujore për Fehmiun.
E sot, ai erdhi në vizitë tek Faruku, i cili po rehabilitohet nga sëmundja në shtëpinë e tij në Iliridë të Mitrovicës.
Dhe, foto e tij e parë s’ka si të jetë ndryshe, përveç se me njeriun për të cilin u kujdes për shumë kohë./Neutral.al/