Biseda me pesë vajza të reja, katër prej të cilave të mitura i ka kushtuar të famshmit nga Gjilani, 19-vjeçarit Erdon Muratit, i njohur me emrin ‘Donzi’. Ai ra në prangat e Policisë si pasojë e fjalorit degradues me të miturat gjatë komunikimit të tij ‘live’ në disa faqe në internet. Ndaj tij, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, me arsyetimin se nëse lihet i lirë ai mund ta përsërisë veprën dhe mund të ndikojë në dëshmitarët e rastit, duk përfshirë edhe babain e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjali nga Prokuroria kanë dhënë disa detaje nga dosja ndaj të dyshuarit Murati, që po hetohet për veprën penale “Degardimi i integritetit seksual”.
Cilat janë dyshimet e ngritura ndaj ‘Donzit’?
Sipas të nëjjtave burime, në kërkesën e Prokurorisë dorëzuar në Gjykatë thuhet se i dyshuari Murari duhet të dërgohet në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se në muajin korrik, në interval të panjohur, në faqen www.ometv dhe aplikacionin Trovo, është shfaqur direkt në një video ku ka biseduar me pjesë vajza të mitura, 16 deri në 17 vjeçare, ndërsa njëra prej tyre 18.
Gjatë kësaj bisede, “Edhe pse i njëjti e ka kuptuar se vajzat janë të mitura, ai flet fjali nxitëse seksuale si :A prekni ju, një natë më njonën, një natë me njonën”, dhe më pas ka vazhduar me fjalët “edhe unë shumë ta preki a pe din”. Madje njërës në një bisedë i thotë “jo ty me të q*…”, thuhet në kërkesën për paraburgim.
Këto biseda të zhvilluara në këto faqe, ai i ka publikuar edhe në rrjetin social Tik Tok, ndonëse vajzat i kanë kërkuar të mos e bëjë një gjë të tillë.
Sinjali mëson se ndaj tij është dorëzuar edhe kallëzim penal, ndërkohë që si prova janë bashkëngjitur një CD me incizimin ku i riu dëgjohet teksa zhvillon këto biseda, si dhe deklarata e tij pas arrestimit.
Ndërkohë, hetuesit kanë intervistuar edhe disa dëshmitarë që kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.. Sipas Prokurorisë nëse i njëjti lirohet mund ta përsërisë veprën dhe mund të ndikojë në viktimat e mitura, si dhe në babain e tij, që është dëshmitar
Sa mund të dënohet Donzi, i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër?
Donzi po dyshohet për veprën penale “Degardimi i integritetit seksual”, paragrafi 3, pika 8, që i bie se “nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet”.
i rastit.