Një adoleshent i cili u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit, po merrte pjesë në një sfidë të rrezikshme virale në Tik Tok, tha nëna e tij zemërthyer.
Leon Brown, 14 vjeç, nuk reagoi kur nëna e tij Lauryn Keating, 30 vjeç, e gjeti në dhomën e tij më 25 gusht.
Ajo më vonë mësoi se ai kishte tentuar të njëjtën tendencë sfiduese që besohet se kishte bërë që 12-vjeçari Archie Battersbee i cili pësoi një dëmtim fatal në tru dhe më pas gjeti vdekjen.
Nëna e tij ka mbetur e shkatërruar nga vdekja e djalit dhe ka paralajmëruar familjet e tjera për lojërat e rrezikshme online.
Duke folur për Daily Recor, Lauryn tha: “Një nga miqtë e Leon më tha se ai kishte bërë sfidën në Facetime me ta pasi e pa atë në TikTok. Ai më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Ata mendonin se do të zgjoheshin, por Leoni nuk u kthye më. Sfida shkoi tmerrësisht keq.”
Lauryn tha se donte që prindërit e tjerë të ishin të vetëdijshëm për rreziqet e sfidës.
“Kisha dëgjuar për këtë sfidë, për shkak të asaj që ndodhi me Archie Battersbee”, tha ajo.
Një zëdhënës i TikTok tha se “siguria e komunitetit tonë është prioritet i tyre” dhe çdo përmbajtje e kësaj natyre “do të hiqet nëse gjendet”./