Reagon ashpër Tuna: A e dini sa pedofili i lirë shëtitet në këto treva të korruptuara?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka reaguar në lajmin qe e ka postuar gazeta Neutral, ajo është shprehur e nervozuar mbi rastet e raportuara së fundmi për dhunë dhe ngacmime seksuale ndaj të miturve.

Pak ditë më parë ajo u shpreh tejet e revoltuar me rastin e paprecedentë të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë, teksa të shtunën ajo hasi në një tjetër lajm që e shqetësoi atë tej mase.

Bëhet fjalë për një raportim se si një i moshuar ishte xhiruar duke prekur pjesët intime të një vajze të mitur në Tiranë.

Tuna e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory lajmin shokues, duke shkruar se këto ngjarje do të ndikojnë që të dalin në dritë edhe plot histori të tjera me pedofilë.

“A e dini sa pedofili i lirë shëtitet në këto treva të korruptuara! Dhe njohim të tillë, por përderisa ligji i ka liruar ne duhet t’i trajtojmë barabartë me njerëzit e tjerë…por jo gjatë! Qëndroni gati për të tjera histori pedofiliste”, ka shkruar këngëtarja shkupjane në InstaStory

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *