Drejtori i QPS-së kërkon inspektimin e moteleve: Adresë e shumicës së rasteve të abuzimeve seksuale

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, Vebi Mujku, me anë të një postimi në facebook ka kërkuar inspektimin e moteleve, pas shtimit të rasteve të abuzimeve seksuale me të mitur.

Mujku ka thënë se shumica e rasteve të abuzimeve seksuale e kanë adresën pikërisht në motele.

“Veprimtaria e pakontrolluar e moteleve të shumta përgjatë rrugëve dhe shfrytëzimi i tyre në formë “pushimi”, i ka pasojat e veta. Shfrytëzimi i tyre pa kontroll, qoftë i/e mitur, i rritur apo i moshuar vetëm për të realizuar një përfitim momental e dëmton shoqërinë tej mase” shkruan ai.

“Shumica e rasteve të abuzimeve seksuale e kanë adresën pikërisht në këto vende. Shumë abuzime ndodhin me kliente që nuk e kanë as moshën e posedimit të dokumentit të identifikimit”.

Tutje, Mujku ka thënë se largimi i kamerave dhe mosruajtja e incizimeve për krijimin e sigurisë të dikujt, krijon pasiguri të madhe për të tjerët, shkruan gazeta Neutral.

“Kjo veprimtari e cila funksionon me shumicë në Kosovë, në formë të sekretit publik, nuk është legale”. T’i mbrojmë fëmijët tanë duke ushtruar të drejtën prindërore dhe institucionale në njërën anë, dhe të vendosim rregulla dhe inspektim për fushëveprimtarinë e këtyre bizneseve në anën tjetër!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *