Thellohet dhimbja pas aksidentit tragjik në Itali: Pas shokut të saj, humb jetën edhe 16-vjeçarja! Familja dhuron organet

Itali- Thellohet dhimbja pas aksidentit të ndodhur në Statale 16 në Viserba ku humbi jetën Simone De Luigi, 18 vjeç, i cili drejtonte një motor skuter. Pas një javë përpjekjesh, humbi betejën edhe Giada Pensierini, 16-vjeçarja që ishte pasagjere me shokun e saj.

Varrimi i Simones u bë të shtunën e kaluar, në Sanctuary of Valdragone. Ndërsa nesër, në orën 15:30, në kishën e San Giuseppe di Gualdicciolo, do të bëhet dhe ceremonia mortore e 16-vjeçares.

Familja autorizoi heqjen e organeve të vajzës të cilat do të dhurohen për të shpëtuar shumë jetë të tjera, u shprehen familjarët.

Ndërkohë, policia rrugore e Riminit, po kryen hetimet për të rindërtuar dinamikën e përplasjes dhe për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *