Maluma dukej se ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, për çka ka shqetësuar ndjekësit duke pozuar në rrjetet sociale nga shtrati i spitalit.
Këngëtari ka shpërndarë këtë të premte një imazh të veshur me rroba spitali dhe të lidhur me pajisje mjekësore, nuk ishte një video incizim, por një skenë e vërtetë.
Ai po përgatitej të hynte në sallën e operacionit dhe të operohej sërish në njërin gju, për të cilin kërkoi lutjet e ndjekësve të tij, përcjell portali rtv21.tv
“Në mot të keq, një fytyrë e mirë”, ka shkruar ai krahas fotografisë në llogarinë e tij në Instagram. “Unë jam tashmë në një procedurë të vogël në të njëjtin gju, por me lutjet tuaja dhe energjinë e mirë gjithçka do të funksionojë. Unë ju dua dhe më uroni fat!”
Disa orë më vonë, interpretuesi i “Felices los 4” përditësoi ndjekësit e tij dhe raportoi se operacioni kishte qenë i suksesshëm.
Faleminderit ekipit. Gjithçka shkoi perfekt. Falë Zotit”, siguroi ai në rrjetin social.
Por kjo nuk mjaftoi për fansat e tij të cilët këmbëngulën të dinin se çfarë ndodhi. Nisur nga pyetjet, kolumbiani shpjegoi me detaje arsyen e kësaj ndërhyrjeje të re, e cila pason atë që u krye në të njëjtin gju në vitin 2019 për shkak të këputjes së ligamenteve. Në atë kohë, atij iu desh të përdorte paterica për të ecur dhe dukej se ishte shëruar mirë.
Kështu që ky operacion i parakohshëm ka çuditur edhe vetë këngëtarin.
“Në operacionin e parë që bëra në gju dy vjet më parë, diçka e tillë, më vendosën disa vida të biodegradueshme dhe koka e njërës prej atyre vidhave u shkëput dhe filloi të rrotullohej rreth gjurit tim”, shpjegoi ai në rrjetet e tij sociale. .
“Natyrisht që më dhemb shumë dhe nuk mund të mbaja as këmbën time, nuk munda ta përkulja dhe ndodhi brenda natës. Mendoj se ishte e vërteta për shkak të shumë ushtrimeve, shumë aktivitetit fizik. Falë Zotit që jemi mirë, operacioni rezultoi me sukses të plotë, falë mjekëve, infermierëve, të gjithë njerëzve që ishin aty për të ndihmuar”.
Kjo eksperiencë nuk ka kaluar pa u vënë re në jetën e këngëtarit dhe 28-vjeçari pohoi se ka marrë një mësim të vyer.
“Duhet ta marr këtë si një mesazh të vogël, ndoshta për t’i trajtuar gjërat pak më me qetësi, se ka raste kur më pëlqen të bëj gjithçka në të njëjtën kohë”, tha ai.
Këngëtari u shpreh pozitiv për rezultatin e kësaj ndërhyrjeje të re, ndaj shpreson që së shpejti të rikthehet në skenë dhe të mos ketë nevojë të bëjë asnjë ndryshim në orarin e koncerteve.
“Ne do të vazhdojmë. Rimëkëmbja po vjen. Edhe nëse më duhet të këndoj në karrocë, çfarëdo, kudo, do të jem aty për ju,” tha ai.
Tani për tani ai do t’i përkushtohet pushimit në Medellin, ku u zhvillua operacioni./21Media