Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, sot feston ditëlindjen e saj të 31-të.
Befasitë dhe dhuratat për të nuk munguan qysh në orët e hershme të datës 2 shtator. Luana duket se ka zgjedhur njerëzit e saj më të afërt për të kremtuar 31-vjetorin e lindjes, teksa disa momente të këndshme nga festa i ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Mes të tjerash, bukuroshja publikoi një video të realizuar gjatë mbrëmjes së ditëlindjes, shkruan gazeta Neutral.
E veshur me një fustan rozë me vezullimë dhe me pamjen e saj prej biondeje, Luana dukej si një “barbie” në festën e saj të ditëlindjes.
“Vajza e ditëlindjes, le të festojmë jetën”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e kësaj videoje.
Përndryshe, këngëtarja dhe moderatorja vazhdon të mbetet ndër personazhet shqiptarë më të ndjekur në Instagram, me plot dy milionë ndjekës.