Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë, Fehmi Hoti.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti e ka uruar Hotin për përgjegjësinë e re dhe ka theksuar se forcimi i rendit publik e sundimi i ligjit, janë synim i përbashkët i tyre.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti. Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti e uroi z.Hoti për përgjegjësitë e reja. Ai tha se forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim i yni i përbashkët”- thuhet në njoftim.
Në komunikatë bëhet e ditur se Kurti dhe Sveçla i kanë dhënë mbështetje u.d. drejtorit Hoti në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në vend.
“Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla i dhanë mbështetjen e plotë u.d. Drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit”- njofton Qeveria.
Fehmi Hoti është zgjedhur ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Kështu është vendosur pasi Samedin Mehmeti që mbante këtë post ka kërkuar dorëheqjen.
Dorëheqja e Mehmetit, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është për shkak rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares, transmeton gazeta Neutral.