Enca me foto joshëse për fansat nga pushimet në Turqi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo është e shquar për postimet provokuese që publikon dhe njëlloj këngëtarja veproi edhe në fotosesionin e saj të fundit.

Këngëtarja e hitit “A po t’pëlqen” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, në të cilat shfaqej mjaft atraktive dhe provokuese me bikini dy pjesëshe, transmeton Neutral.

Këto imazhe të realizuara në Bodrum të Turqisë – atje ku për momentin Enca po i kalon edhe pushimet e verës.

Ndonëse është kritikuar herë pas here për imazhet me karakter provokues, Enca në një kundërpërgjigje ndaj kritikuesve në InstaStory, u shpreh se ajo realizon imazhe të tilla pasi ndjehet seksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *