Në Beograd u mbajt panairi Wine Vision of Open Balkans, ku nikoqir i liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili nuk e fshehu se sa shumë e do verën.
Gjegjësisht, shikuesit kanë mundur të shohin degusimin e verës së Vuçiqit për më shumë se një orë në televizione të caktuara, ndërsa vetë presidenti i Serbisë është mburrur se ai mund të “pijë shumë”.
“Kam pirë më shumë se 100 gota, dhe nuk më ka ndodhur asgjë”, u mburr presidenti i Serbisë në një transmetim televiziv, percjelle gazeta Neutral.
Në një moment, këshilltarja për media Suzana Vasiljeviq ka tentuar t’i marrë një gotë Vuçiqit dukshëm të gëzuar, por ai ia ka rrëmbyer dhe ka vazhduar të pijë.