Mbi 18 persona kanë mbetur të vrarë në një shpërthim jashtë një xhamie në qytetin afat të Heratit.
Në mesin e të vrarëve është edhe një klerik kryesor pro-taliban, Mujib Rahman Ansari, i cili vdiq bashkë më vëllain e tij, anëtarë të sigurisë dhe civilë të mbledhur për lutje.
Nuk është ende e qartë se kush qëndron pas sulmit, të cilin talebanët e denoncuan si “të keq” dhe “frikacak”, shkruan Al Jazeera. Vrasja është e fundit në një varg vrasjesh të figurave të shquara pro-talebane në vend.
Sipas policisë, Ansari po mbërrinte në xhaminë Gazargah për të kryer lutjet e drekës së së Premtes kur një kamikaz i puthi dorën klerikut dhe shpërtheu një mjet shpërthyes.
Zyrtarët lokalë thonë se të paktën 23 persona u plagosën në sulm, por raportimet lokale shkruajnë se shifra totale e viktimave mund të jetë dukshëm më e lartë. “Fatkeqësisht, dijetari popullor fetar i vendit Mawlawi Mujib Rahman Ansari është martirizuar në një sulm frikacak gjatë lutjeve të së premtes në Herat,” shkroi një zëdhënës i talebanëve në Twitter.