Fero “çartet” pas arrestimit të 19-vjeçarit në Gjilan, akuzon Milaim Zekën e Robert Berishën 

Pas arrestimit të një 19-vjeçari në Gjilan, lidhur me fyerjen që ju bënte të miturve, ka reaguar rep-artisti Fero.

Ai ka publikuar një video në “Tik-Tok”, ku akuzon shtetin për arrestimin e 19-vjeçarit, duke thënë se në Kosovë nuk ka drejtësi, shkruan gazeta Neutral.

Po ashtu ai shtoi se përmendi edhe analistin, Milaim Zeka dhe këngëtarin, Robert Berisha.

Ata fyejnë në televizione kombëtare “më shumë sesa Donzi [Erdon Murati]”.

“Donzi, 19-vjet, Robert Berisha, 44-vjet, Milaim Zeka, ma shumë sesa 44-vjet; Milaimi edhe Roberti shajnë në televizion, nuk shajnë nëpër aplikacione. Donzi shan në aplikacione 18+. Plus, Milaim Zeka edhe Robert Berisha shajnë më shumë sesa Donzi, por kërkush nuk merret me ta. Këtu s’kemi shtet dhe drejtësi”, ka thënë ai.

Videon e gjeni tek linku më poshtë.

https://streamja.com/embed/yadmO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *