Pamjet që po çmendin rrjetin, tifozët pretendojnë se panë Maradonën duke u stërvitur 

Para dy vitesh, Diego Armando Maradona u nda nga jeta nga një atak në zemër në shtëpinë e tij në Bueno Aires, në moshën 60-vjeçare.

Megjithatë, vdekja e tij ka disa mistere, pasi shumë mjekë po hetohen ende në lidhje me këtë çështje.

Madje, ka nga ata tifozë futbolli që janë të bindur se Maradona mund të jetë ende gjallë.

The Sun” raporton se disa tifozë të futbollit mendojnë se e kanë parë Maradonën duke bërë vrap në bazën stërvitore të Dundee United në Skoci.

Në videon e mëposhtme, duket një person i cili në fillim ishte i paidentifikuar me një model flokësh të ngjashëm me Maradonën dhe me tutat sportive të shkurtra si në kohën e legjendës argjentinase.

Në mënyrë të pabesueshme, njëriu misterioz vraponte dhe kishte të njëjtat lëvizje si ikona e futbollit botëror. Pamjet po çmendin rrjetin dhe po shpërndahen me shpejtësi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *