“S’kam me të lanë vend kurrkund në botë”/ Zyrtari i Komunës së Vitisë ofendon dhe kërcënon publikisht kryeministrin Kurti 

Zyrtari i Arkivit në Komunën e Vitisë, Naser Azemi, ka reaguar ashpër pas mosekzekutimit të pagave të plota të muajit gusht, raporton Gazeta Sinjali.

Azemi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërthyer në ofendime e kërcënime ndaj kreut të Qeverisë, Albin Kurti, të cilit i është drejtuar se s’do i lë vend askund në botë.

Demagog i ndyer, rrogën e gushtit që e ke ndalur njerëzit për atë rrogë e kanë kryer punën! Vetëm i ndodhë fëmijëve të mi të vegjël diçka nga uria që ti jua ke shkaktuar, ta dijsh personalisht do të merrem me ty, nuk kam me të lanë vend kërkund në këtë botë!”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Kujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë vendim që të pezullohen nga pagat të gjithë punëtorët që i janë bashkuar grevës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. 

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *