Nadire Kurti, 68-vjeçe ka pranuar se ka vrarë dhe copëtuar trupin e bashkëshortit, Shefki Kurti pasi sipas saj ai e dhunonte. Sipas mediave italiane gruaja në dukje e brishtë thotë se e ka vrarë dhe copëtuar burrin e saj, e vetme, me një sëpatë dhe thika të ndryshme kuzhine.
Në dëshminë e saj 68-vjeçarja shqiptare tha se bashkëshorti i saj Shefkiu po e keqtrajtonte.
E vrava burrin tim sepse më rrihte çdo ditë e kjo për disa vite.Ai më godiste me grushta duke më thënë se duhej të largohesha nga shtëpia sepse donte ta shiste.
Ajo thotë se ai e tradhtonte dhe për këtë ishte e bindur:
E dëgjova duke folur me një shqiptare që donte 90 mijë euro.
Sipas saj në ditët para vrasjes, sherret ishin shtuar deri në kërcënime me thikë.
Ai më tha se do më ndante copash. Më pas u largua për të fjetur në diskotekën të cilën e drejtonte më parë.
Sipas hetuesve që po hetojnë vrasjen e Shefki Kurtit, krimi dyshohet se ka ndodhur mes 21 dhe 22 korrikut:
Atë ditë e vrava, i thashë të largohej me gruan tjetër, por ai më dha një shuplakë. Unë mora sëpatën e drurit dhe i dhashë një goditje dhe më pas shumë të tjera derisa vdiq.
Sipas gruas, vrasja do të ndodhte herët apo vonë në kulmin e ndonjë sherri.
O do vdiste ai, o unë.
Goditjen e parë burri e mori në shpinë, pastaj në qafë e tjerat me radhë derisa ai vdiq. Gruaja përdori thikat e kuzhinës që burri i saj kishte mprehur pak ditë para se të vritej nga vetë ajo.
Me çarçaf e tërhoqa zvarrë në banjë.
Horrori vazhdon pasi gruaja thotë se e ka ndarë trupin e burrit në copa dhe e ka futur brenda qeseve. Këto qese më pas i ka futur në frigoriferin në korridorin e shtëpisë së saj dhe është kujdesur të mos lërë asnjë gjurmë.
Për të mos u parë nga asnjë njeri, ajo i ka marrë copat e trupit nga ngrirja dhe i ka hedhur në kanal gjatë mesnatës.