Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe nëntë u plagosën në qytetin turk të Sivas, në një përplasje mes një kamioni dhe një minibusi që ktheheshin nga një dasmë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën Sivas-Malati në Jesildere dhe në vendin e aksidentit kanë shkuar ekipe të shumta të ambulancës, policisë dhe zjarrfikëses.
Shtatë persona në minibus, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nëntë të lënduar janë transportuar në spital.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën.
Zyrtari lokal, Fatih Sungur tha se njerëzit që kishin marrë pjesë në një dasmë në Bursa dhe po ktheheshin në Malatya u vranë.