Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot kanë finalizuar marrëveshjen me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në hapësirat publike.
Ai ka shkruar në Facebook se tash e sa kohë janë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot.
“Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të kryeqytetit”, ka shkruar ai.