Axha i Glauk Konjufcës i kërcënon sindikatat: Brirët do t’iu thyhen

Rabit Konjufca, xhaxhai i kryeparlamentarit të Kosovës, ka shpërthyer në kërcënime ndaj sindikatave që po mbajnë greva.

Rabit Konjufca, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë mësimdhënësit po manipulohen nga Rrahman Jashari.

Konjufca ka shkruar se brirët këtyre sindikatave, do t’iu thyhen së shpejti.

“‘Një budall e gjuan gurin, njëqind të menqur nuk mund ta nxjerrin’! 25 000 arsimtarë arrinë ti manipuloj një Rrahmon. Apo ndoshta po ju konvenon shtyrja e pushimit juve të menqurve. Lexoni ngapak ligjin dhe kuptoni të drejtat tuaja, mos u ankoni pastaj, se ligjin e kanë ndryshuar ata që ju po ju shërbeni si me qënë të mitur, në kurriz të nxënësve. Brirët që i keni sprehur në krye me Rrahmonët do ju thehen shumë shpejt”, ka shkruar Rabit Konjufca në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *