Ndoshta nuk ia vlen të vuash për bukurinë…
Një modele 21-vjeçare e OnlyFans zbuloi publikisht rikuperimin e tmerrshëm të vaginës së saj pas një operacioni.
Influencuerja Dellie Isla, 21 vjeç, tha se vagina e saj “e vjetër” i shkaktonte shqetësime, përpos faktit se nuk i pëlqente se si dukej, kështu që ajo kreu labiaplastikë.
Pas operacionit i cili kushtoni rreth 6,000 $ ajo u sëmur dhe u dërgua me urgjencë në spital.
“I fejuari im thirri një ambulancë, dhe u shtrova për 10 ditë në urgjence,” tha Isla, nga Londra, për NeedToKnow.Online. “Shkova në shtëpi një orë pas përfundimit të procedurës dhe brenda dy orëve pata dhimbje torturuese, gjë që nuk është normale për këtë lloj operacioni.”
Ajo që supozohej të rezultonte një shërim përfundoi me tre operacione të tjera urgjente për shkak të tre mpiksjeve të ndryshme të gjakut që i shkaktuan dhimbje “të padurueshme”.
Tashmë 21-vjeçarja ajo thotë se nuk është penduar pasi po bën “seksin më të mirë ndonjëherë”.