Ditët e fundit, Kosova po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.
Shumë vendbanime të Kosovës ka reduktime deri në tri orë, nga dy sa ishte më herët.
Lidhur me këto reduktime janë shprehur shumë pakënaqësi.
Pakënaqësi shprehën edhe fytyrat publike, ndër to edhe Zanfina Ismajli.
Ajo publikoi një pamje të pasaportës së saj shqiptare, me të cilën duket se është pajisur së fundmi, ku edhe u shpreh se më mirë të zhvendoset në atje.
“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar Zanfina.