“2500€ ose të lë në karrocë”, si i kishte kërcënuar familjaret e tij Ekrem Rexhepi, i dyshuari për dhunim

Ekrem Rexhepi, i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares probleme të shumta u kishte shkaktuar edhe familjes së tij. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ai u dënua me burgim me kusht për shkak se kishte tentuar ta sulmonte babain, motrën dhe vëllain e tij.

Rasti i dhunës në familje kishte ndodhur më 30 mars të 2020-s derisa pas fjalosjes me ta, Ekrem Rexhepi e kishte kërcënuar edhe babanë e tij, i cili kishte ndërhyrë për të parandaluar sulmin ndaj dy fëmijë të tij të tjerë.

Me datë 30.03.2020, rreth orës 19:45, në rrugën ”….”, në …, konkretisht në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri, për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarin-babanë e tij H.R., lidhur me fjalosjen në mes të pandehurit dhe motrës e vëllait të tij dhe tentim sulmin ndaj të njëjtëve nga ana e të pandehurit, në atë momente ka ndërhyrë i dëmtuari H… duke e penguar të pandehurin, mirëpo i njëjti tenton ta godas edhe të dëmtuarin, ndërsa e ndaluan bashkëshortja dhe djali i të dëmtuarit, atëherë i pandehuri ishte bërë nervoz dhe e kërcënoi të njëjtin me këto fjalë kërcënuese „Deri nesër në ora 15:00 i dua 2500€, ose do të këpus në mes dhe do të lë në karrocë“, „ty dhe E… do t’ju lë në karrocë, më lironi shtëpinë dhe nuk të intereson çka bëjë unë“, si pasojë e këtyre veprimeve të dëmtuarit i ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në aktgjykim e siguruar nga RTV Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *