ATK në “ndjekje” të estradës – Këngëtari i njohur ka bërë shmangie të madhe tatimore

Një këngërtar i njohur i Kosovës ka rënën në llupën e Administratës Tatimore të Kosovës, për shmangie të tatimit. Ai ka deklaruar 400-500 euro fitime nëpër ahengje, ndonëse sipas ATK-së çmimet e tilla shkojnë deri në 10 mijë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se ka dyshime të bazuara për shmangie nga tatimi nga këngëtarët e estradës së Kosovës, gjatë sezonës së verës.

Ilir Murtezaj, drejtori i këtij insitucioni tha se pas kontrolleve ATK ka evidentuar raste të mëdha të mos pagesave tatimore nga këngëtarët e estradës në Kosovë.

Murtezaj në konferencën për media tha se inspektorët e ATK-së, kanë gjetur shpërputhje mes deklarimit të të hyrave në të kaluarën dhe fakteve në terren të këngëtarëve të estradës. 

Ndonëse Murtezaj nuk ka përmendur emrin e këngëtarit, tha se një këngëtar shumë i njohur i është shmangur tatimit në masë të madhe.

“Një këngëtar i estradës ka deklarim 400 deri në 500 euro në një aheng, ndërsa dihen që informatat tjera, të cilat ne veç i kemi evidente, çmimet e tilla shkojnë deri në 7-8 mijë apo 10 mijë euro. Kjo është një diskrepancë shumë e madhe”, ka Murtezaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *