Pas rastit të dhunimit ndaj voglushës 11 vjeçare nga pesë persona, qindra qytetarë i janë bashkuar protestës “Mbrojtje për Vajzat e Gratë” në sheshin e Prishtinës.
“Ky rast i përdhunimit është edhe një alarm që tregon për pasigurinë dhe tmerrin të cilin e jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, në çdo hapësirë ku ato gjenden. Në Kosovë, rrugët, parqet, sheshet, dhomat e shtëpisë, hapësirat e shkollës a punës janë shpesh edhe vende krimi. Aty vajzat e gratë ngacmohen, dhunohen e vriten. E shteti e shoqëria, përtej sensacionit, heshtin. E kjo heshtje po ua merr sigurinë dhe jetën vajzave e grave.” Kanë thënë organizuesit e protestës së sotshme.
Ata po ashtu kanë pasur tre kërkesa ndaj drejtuesve të shtetit:
1. Mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë;
2. Trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit;
3. Legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray).
E ndërsa protesta ka vazhduar ata jane ndalur pranë policisë dhe prokurorisë më thirrjet “marre marre” pasi që ky është vetëm një nga shumë e shumë raste që kanë ndodhur këto kohë dhe nuk janë përfillur nga shteti siq duhet.