33-vjeçarit i fryhet koka pasi shkoi në plazh 

Një burrë në Turqi mahniti ekipet mjekësore kur koka e tij filloi të fryhej në një shkallë shqetësuese. Gjithça ndodhi pasi ai u nis për të bërë plazh në qytetin e Zonguldak më 23 gusht.

Në ditën e tretë të pushimeve, Caner Arik, 33 vjeç vuri re ënjtjen, shtrembërimin e tipareve të fytyrës së tij dhe nxitoi për të kërkuar kujdes mjekësor.

Lëkura e tij e kokës vuante nga një gjendje jashtëzakonisht e rrallë e quajtur edema e nxehtësisë, sipas mjekëve në Qendrën e Kërkimit dhe Aplikimit Shëndetësor Universitar Zonguldak Bülent Ecevit, raporton NYP.

Nuk kemi hasur kurrë më parë një rast të tillë”, tha specialisti i Mjekësisë Urgjente Dr. Abdullah Cuneyt Hocagil. “Pasi përjashtuam shkaqet e edemës së lokalizuar në trup, vendosëm që ënjtja në ballin e pacientit të ishte një ‘edemë nxehtësie’. . . kemi filluar trajtimin e pacientit për këtë.”

Në rastet standarde, edemat e nxehtësisë zakonisht vijnë nga grumbullimi i lëngjeve në duar dhe këmbë me anë të gravitetit në rënie. Ato shkaktohen nga enët e gjakut të zgjeruara të shkaktuara nga temperaturat e larta, sipas Universitetit të Miçiganit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *