Ky është çifti Dritan dhe Nora Muskurti që u vranë në Tiranë. Lanë pas tre fëmijë 

fëmijë

Share Button Gazeta Blic

Në foto-galeri janë çifti i bashkëshortëve Dritan Muskurti 44 vjeç dhe Nora Muskurti 33 vjeçe. Ata dyshohet se u vranë me armë nga vëllai i Dritan Muskurtit, Arsen Muskurti.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Myslym Shyrit”, në orën 16:45 minuta.

Në njoftimin për mediat, blutë bëjnë me dije se në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi Arsen Muskurti, i cili njihej edhe si Hamza Kastrati, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti, 44 vjeç, dhe bashkëshortes së këtij të fundit Nora Muskurti 33 vjeçe, të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë. Vrasja duket se ka motive pronën. Gjithashtu autori e kishte paralajmëruar vrasjen në rrjetet sociale ku shkruante se ‘Allahu do marrë hak se ata (çifti i vrarë) kishin shkatërruar 11 familje’.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Statusi i plotë i autorit në Facebook:

JU QË PO PËRHAPNI ZULLUM dhe FASAD në TOKË nëpërmjet FACEBOOK dhe WAST UPIT.

JU QË KENI FACEBOOK dhe WAST UP të rremë apo që ja keni vjedhur FB-kun dikujt tjetër, jeni njëri nga këto persona VISJANA DADA banore në POGRADEC lagja industriale ndërtesa nr 28, ARTUR XHUKELLARI banor në POGRADEC lagja industriale ndërtesa nr 28 i shpallur në kërkim ndërkombëtar, VISJANA letrat për burg i ka cështje ditësh, dhe dëmshpërblim gjithashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *