Vizion Plus ka siguruar foton e autorit të vrasjes së dyfishtë në Tiranë.
Autori është Arsen Muskurti (Hamza) i cili qëlloi me armë zjarri, për vdekje, vëllain dhe bashkëshorten e tij në ambjentet e një lokali në afërsi të “Myslym Shyrit”.
Të vrarë në vend mbetën Dritan dhe Nora Muskurti.
Policia e Shtetit njoftoi se vrasja ka ndodhur pas një konflikti familjar dhe është vënë në kërkim autori.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.