Zona e “Myslym Shyri” në kryeqytet është tronditur këtë të martë pasdite, kur një burrë ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt vëllait dhe kunatës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes apo identiteti i autorit, ndërkohë që dyshohet se vëllai dhe partnerja e tij kanë ndërruar jetë.
Kjo vrasje e dyfishtë është e dyta në harkun e pak orëve. Natën e kaluar në Lezhë, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjakun. Vrasja ndodhi në fshatin Grykë Zezë të Lezhës pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.
Me këto ngjarje rritet më tej bilanci i vrasjeve. Kjo është vrasja e 24-të e kësaj vere, ndërkohë që 29 persona kanë humbur jetën, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e jetesës në Shqipëri.