“Me çka me pagu, punët ligsht, me një rrogë tetë anëtarë”, babai i të dyshuarit: Ma mirë mos kofsha hiç unë

Grupi prej pesë personave të dyshuar për dhunim;n e 11-vjeçares në Prishtinë u kompletua pas ndalimit edhe të të dyshuarit të fundit, që ndodhej në arrati, Shkelqim Kamerit. Ai është dorëzuar sot në Polici dhe po intervistohet, nën dyshimet se është përfshirë në aktin çnjerëzor të k eqtrajtimit të 11-vjeçares.

Babai i Shkelqimit në një prononcim për Sinjalin ka thënë se familja është në gjendje shumë të keqe pas këtij rasti. Ai fajin ia la shoqërisë së të birit, duke ia uruar vetes vdekjen, raporton Gazeta Sinjali.

Teksa u deklarua shkurt për Sinjalin, ai tha se po e përjetojnë shumë rëndë këtë rast si familje. Sipas tij, Shkelqimi s’ka qenë djalë problematik, por shoqëria e ‘morën në qafë’.

Gjatë bisedës, ai disa herë tha “ma mirë me mytë veten se që jom gjallë si prind”.

“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’mytë mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt.

Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligsht. Me një rrogë tetë anëtarë“, tha ai për Sinjalin.

Që nga dita kur ka ndodhur ky rast i trishtë, ai tha se Shkelqimi s’ka qenë në shtëpi. Pasi e kuptoi se është shpallur në kërkim, ai tha se u vë vet në lëvizje për ta gjetur derisa e takoi në fshatin Koliq.

“Ma mirë me qenë të dekt, se të gjallë. Shkelqimi s’ka qenë në shpi, se kom ditë ku osht. Unë vet e kom dorëzu në Polici. Në Koliq e kemi taku. Kena dalë me lyp edhe na ka dalë në udhe përpara”, përfundoi babai i të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *