Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe personin e pestë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Gazeta Neutral mëson se emri dhe mbiemri i tij është Shkëlqim Kameri, 19 vjeçar.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.